Federata e Boksit të Kosovës vazhdon me zhvillimin e garave sipas kalendarit të aktiviteteve për vitin 2025. Klubi i Boksit “Drenasi” – Drenas organizon Turneun e Boksit “DRENASI 2025” për grupmoshat e reja, i cili do të mbahet në palestrën e klubit të boksit në Drenas, më 01.11.2025. Peshimi: nga ora 11:00 – 12:00 Fillimi i dueleve: nga ora 15:00 Gjyqtarët: Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Granit Qorri, Filip Nue, Ylber…
Edicioni i dytë i turneut të boksit “Tetori i Prishtinës”
Më 25 tetor u mbajt edicioni i dytë i turneut të boksit “Tetori i Prishtinës”. Ky turne u organizua nga Klubi i Boksit “Cell Active” nga Fushë Kosova, në bashkëpunim me K.B. “Fight Factory” nga Prishtina. Në këtë edicion u zhvilluan gjithsej 10 duele, me këto rezultate: 1. Nur Krasniqi (Fight Factory) – Redon Morina (Kastriotët, Klinë) → 2–0 2. Ferim Sallahu (Kastriotët, Klinë) – Bejt Asllani (Trepça) → 0–2…
Federata e Boksit vazhdon me gara sipas kalendarit të garave për vitin 2025.
Klubi i Boksit “Cell Active” nga Fushë-Kosova organizon turneun e hapur të boksit “Tetori i Prishtinës”. Turneu do të mbahet më 25 tetor 2025, në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 14:00. Peshimi i boksierëve: 10:00 – 11:00 Gjyqtarët: Agim Shala, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Granit Qorri, Filip Nue Delegat: Sylejman Voca
Një e artë dhe dy të argjendta për boksierët tanë në Zagreb
Një medalje të artë dhe dy të argjendta nga Turneu Ndërkombëtar Memorial “Marko Boshnjak”, Zagreb, Kroaci, 17 – 18 tetor 2025.Medalja e artë për Shpetim Bajokun (70 kg), i cili në finale ngadhënjeu kundër boksierit vendor nga Kroacia, Mateo Paulinić.Zenel Hasani (65 kg), i papërvojë në arenën ndërkombëtare, edhe pse pësoi humbje nga boksieri kroat Filip Poturović, tregoi boks të mirë dhe luftarak. Zenelit i takoi medalja e argjendtë. Po…
Federata e boksit me 5 bursistë Olimpik L.A.2028
Nënshkrimi i Bursave Olimpike Los Angjelos 2028 Federata e boksit me 5 bursistë Olimpik L.A.2028 5 sportistët (boks) sot nënshkruar kontratat për bursat olimpike Los Anxhelos 2028. Kontratat u nënshkruan nga sportistët, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe përfaqësuesi i federatës. Sportistët janë ndarë në tri grupe. Në grupin e parë është Donjeta Sadiku e cila mbështetet me 1000 dollarë Në grupin e dytë Bashkim Bajoku me mbështetje prej 650…
KOSOVA ME 3 BOKSIER NË TURNEUN NDËRKOMBËTAR MEMORIAL “MARKO BOSHNJAK” ZAGREB, KROACI 17-18 TETOR 2025
Federata e Boksit e Kosovës vazhdon të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Rrugëtimi i radhës është turneu ndërkombëtar i boksit “Marko Boshnjak”, që mbahet me 17-18 tetor 2025 në Zagreb (Kroaci). Ekipi ynë përfaqësohet me Zenel Hasani (65 kg), Shpetim Bajoku (70kg.), Shpejtim Shabani (+90kg.), ekipin do ta udhëheq selektori Faton Xhakli. Në këtë turne marrin pjesë boksierët nga 16 vende: Kroacia, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Danimarka, Mali i…
Kampionati Evropian U15 Budva, Mali i Zi 16 – 26 tetor 2025
Kosova me 2 boksierë: Drilon Thaqi 50kg. dhe Eris Qehaja 63kg. në Kampionatin Evropian U15 që do të mbahet në Budva, Mali i Zi 16 – 26 tetor 2025 Në këtë kampionat Evropian do të jetë një konkurencë jashtëzakonisht e fortë ku janë paraqitur 32 shtete me 375 boksierë. Presim një short të mirë në favor të garuesve tanë.
Riad Isufi, u rendit i 5-ti në Kampionatin Evropian të boksit për grupmoshën U19
Boksieri ynë, Riad Isufi, u rendit i 5-ti në Kampionatin Evropian të boksit për grupmoshën U19, që po mbahet në Ostrava të Republikës së Çekisë. Isufi, shpresë olimpike 2025, shënoi një fitore, ndërsa u ndal në luftën për medalje, kategoria 50kg.
Kampionati Evropian U19, Ostrava (Rep.e Çekisë) 30 shtaor – 9 tetor 2025
Kosova me 2 boksierë: Riad Isufi 50kg. dhe Ari Krasniqi 70kg, në Kampionatin Evropian U19 që do të mbahet në Ostrava (Rep.e Çekisë) nga 30 shtaor – 9 tetor. Ekipin do ta udhëheq trajneri Shemsedin Tahiri, i ftuar të ndaj drejtësinë është edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. Në këtë kampionat Evropian do të jetë një konkurencë jashtëzakonisht e fortë ku janë paraqitur më shumë se 30 shtete me 370 boksierë….
Bajoku eliminohet nga Kampionati Botëror
Boksieri Bashkim Bajoku nuk ia doli në përballje me kazakun Sabyrkhan Makhmud. Bajoku në kategorinë 55 kg është eliminuar nga Kampionati Botëror. Kampionati po mbahet në Liverpool të Anglisë. Bajoku pësoi humbje nga nënkampioni botëror, Sabyrkhan Makhmud.





