Donjeta Sadiku e gatshme për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Kosova në ringun e Tarantos – me përkushtim, punë dhe synime të mëdha!

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku është në fazën përfundimtare të përgatitjeve speciale në prag të pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, të cilat do të zhvillohen nga 21 gusht deri më 3 shtator 2026 në Itali.

Përgatitjet intensive janë pjesë e planit strategjik për ngritjen e mëtejshme të formës fizike, teknike dhe taktike të Sadikut. Ato po zhvillohen nën mbikëqyrjen e përzgjedhëses Marjola Sallauka, me synimin që boksierja jonë të arrijë formën optimale dhe të jetë maksimalisht e gatshme për ta përfaqësuar Kosovën denjësisht në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Seancat e fundit përgatitore po zhvillohen në Palestrën e Boksit të K.B. “Uniteti”, ku fokusi kryesor është në përmirësimin e detajeve të fundit para nisjes së garave.

Me punë, disiplinë, përkushtim dhe ambicie të mëdha, Donjeta Sadiku dhe përfaqësuesja e Kosovës synojnë një paraqitje sa më të denjë në ringun e Tarantos.

Kosova në ringun e Tarantos – të bashkuar drejt suksesit!