Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë prezantimin e ekipit të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, të cilat do të zhvillohen nga 21 gusht deri më 3 shtator 2026 në Itali.
Në kuadër të ceremonisë së prezantimit u bë edhe dorëzimi i flamurit të Republikës së Kosovës. Flamuri iu dorëzua boksieres Donjeta Sadiku dhe taekwondistit Bleron Ademi nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.
Me krenari, përkushtim dhe dinjitet, ekipi i boksit do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Boksierja dhe boksierët tanë janë të gatshëm të japin maksimumin në ring, me synimin për të shënuar rezultate sa më të mira dhe për të rritur numrin e medaljeve të Kosovës në boks në Lojërat Mesdhetare.
Pas medaljes së fituar në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 në Algjeri, synimi i ekipit është që në Taranto të bëjë një hap të madh përpara dhe të luftojë për dy ose më shumë medalje.
Me punë, disiplinë dhe besim, ekipi i boksit është gati për sfidat që e presin në Taranto.
Suksese ekipit të Kosovës!
Forca Kosovë! ![]()
![]()


