Turneu Ndërkombëtar i Boksit për të Rinj (Youth) U19 “Lah Nimani” do të mbahet më 16 dhe 17 maj 2026 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) organizon këtë turne për herë të 18-të, duke vazhduar një traditë të rëndësishme sportive në vend. Ky është turneu i vetëm i këtij lloji në Kosovë dhe organizohet në nderim të figurës së shquar të boksit kosovar, trajnerit legjendar Lah Nimani.
Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të Federatës Evropiane dhe asaj Botërore të boksit (World Boxing). Në këtë edicion pritet pjesëmarrja e shumë boksierëve të rinj nga vendet e rajonit, Evropa dhe më gjerë, duke e shndërruar turneun në një platformë të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e talenteve të reja në boks.
Orari i garave:
- E shtunë, 16 maj, ora 16:00 – Gjysmëfinalet
- E diel, 17 maj, ora 12:00 – Finalet
Ky manifestim sportiv synon të vazhdojë traditën dhe të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në sportin e boksit.


