• Kosova fitoi 6 medalje dhe një kup në Turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë”
  • Faton Xhakli selektor i ri i kombëtares së Kosovës
  • Boksierët e Kosovës në Shkup
  • Kampionati individual i Kosovës në boks: Donat Syla, Zenel Hasani dhe Ensar Badalli, ishin më të mirët
  • Donjeta Sadiku dhe vëllezrit Shpetim dhe Bashkim Bajoku vazhdojnë me përgaditje

Falë humanitetit të ish-zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, ekipi i boksit është nisur nga Londra për në Prishtinë

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, të ndihmuar nga zëvendëskryeministri Abdullah Hoti dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së djeshme kanë shqyrtuar opsione të ndryshme për kthimin e delegacionit të boksit nga Londra në Prishtinë. Zgjidhja është gjetur falë humanitetit të ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili ka ndërmjetësuar me zyrtarët në Londër, konkretisht ish-ministrin të…

Read More >>

Patriot Behrami nuk arriti të vazhdojë garat e boksit

Patriot Behrami nuk arriti të vazhdojë garat e boksit në turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokyo 2020 që po mbahet në Londër të Britanisë së Madhe. Boksieri ynë, 20-vjeçar, u mund nga francezi Wahid Hambli, 29-vjeçar, në luftën e parë të kategorisë deri në 69 kilogramë. I urojmë më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare Patriotit. Nesër garon Donjeta Sadiku, në 1/8 e finales së kategorisë -60 kg.

Read More >>

Boksieri ynë, Shpëtim Bajoku, garoi sot në luftën e parë të turneut kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po mbahet në Londër.

Bajoku u mposht nga garuesi me shumë përvojë, Nikolai Terteryan i Danimarkës, kategoria -63 kg. Duhet cekur se Bajoku para 10 dite ka qenë i ftohur me grip dhe ka mar infuzione dhe nuk ishte në formën e duhur dhe me të drejtë trajnerët dorëzuan meqin në raundin e tretë Shpëtimit i urojmë më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare.Nesër garon Patriot Behrami në kategorinë -69 kg.

Read More >>

Bajoku para sfidave në Londër

Boksieri i kombëtares së Kosovës, Shpëtim Bajoku, është gati për meçin e sotëm në garat Kualifikuese Evropiane për Lojërat Olimpike –‘Tokyo 2020’.Bajokun synon fitore dhe të avancojë më tej.  “Sot në ring paraqitet 63 kg Shpëtim Bajoku kundër boksierit të Daninarkës Terteryan Nikolai.Meçet fillojnë nga ora 12.00”.

Read More >>

Donjeta Sadiku mposht gjermanen Mta Kleinhans

Kampionia ballkanike, Donjeta Sadiku, e ka nisur me fitore turneun kualifikues europian për Lojërat Olimpike Tokio 2020. Boksierja kosovare mposhti gjermanen Mta Kleinhans, në kategorinë deri në 60 kilogramë, transmeton Klan Kosova.

Read More >>

Kosova udhëton për në Londër!

Kombëtarja e Kosovës udhëtoi për në Londër, për të marrë pjesë në garën evropiane kualifikuese për Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”. Boksierët që udhëtuan: 60 kg Donjeta Sadiku, 63 kg Shpëtim Bajoku, 69 kg Patriot Behrami, 75 kg Besart Pireva, selektori i meshkujve Shefki Bogujevci dhe selektori i femrave Besim Brahimi, si dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. “Jemi në disponim, gjithçka është në rregull. Boksierët janë në formë. Ata kanë…

Read More >>

Kombëtarja e boksit ndjek 4 kualifikime në Londër

Kombëtarja jonë e boksit për meshkuj – femra do të ndjekë 4 kuota në kualifikimet olimpike evropiane në Londër, që fillon më 14 mars. Trajnerët Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi do të mbështetën në boksierë – boksiere. (60 kg) Donjeta Sadiku, (63 kg) Shpëtim Bajoku, (69 kg) Patriot Behrami (75 kg) Besart Pireva. Ekipi ynë fluturon më 12 mars, deri atëherë do të jenë në përgatitje të përbashkëta që janë…

Read More >>

Vazhdojnë përgatitjet e kombëtares së Kosovës

Boksierët e Kosovës, 63kg. Shpejtim Bajoku, 69kg. Patriot Behrami dhe 75kg. Besart Pireva, vazhdojnë nga sot fazën e dytë të përgatitjeve, të cilat do të zgjasin deri me 11 mars, ku me 12 mars ekipi do të udhëton për në Londër, ku mbahen kualifikimet Evropiane për Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”. Edhe pse këto pëgatitjet ishin paraparë të zhvilloheshin në Assisi të Italisë ose në Durrës të Shqipërisë, megjithatë federata…

Read More >>

KUVENDI I REGULLT I PUNËS I FBOXK

Sot në Shtepine e Sporteve në Prishtinë u mbajt Kuvendi i rregullt i punës i Federatës se Boksit te Kosoves, ku morën pjesë 24 delegatë. Pas aprovimit të të gjitha pikave të rendit të ditës dhe programit të punës dhe financiar të vitit 2019 dhe programit të punës 2020 dhe financiar 2020 u aprovuan një zërit të gjitha pikat dhe propozimet. Mehmet Bogujevci raportoj për programin e punës për 2019 dhe paraqiti planprogramin e punës dhe financiar 2020 dhe ceki…

Read More >>

TURNEU I XII “PAVARËSIA 2020”

Federata e boksit e Kosovës për të 12 herë ka organizuar turneun ndërkombëtar tradicional “Pavarësia 2020”.Organizimi i turneut ka qenë mjaftë i mirë dhe me lufta të mira dhe boks cilesor.Në prodram ishin 9 duele, u tregua një boks cilsor ku u dalluan luftërat Jozef Rrasi- Çlirim Zeka, Leonit Gubetini – Renat Mehmeti, Çlirim Berisha – Jorgen Peposhi, Genc Asllani- Leonit Muhaxheri, Remzo Mustafiq – Arlin Çera. Juria shpalli dhe…

Read More >>