U mbajt turneu tradicional i boksit “Dita e Çlirimit të Gjakovës 2026”

Klubi i Boksit “Sport Center” nga Gjakova me 13 qershor 2026 organizoi turneun tradicional të boksit “Dita e Çlirimit të Gjakovës”, i cili u zhvillua në Platonë e Parkut të Qytetit në Gjakovë, duke filluar nga ora 18:00, në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të madhe të dashamirëve të sportit.

Ky aktivitet u organizua në nderim të Ditës së Çlirimit të Gjakovës dhe kishte për qëllim promovimin e boksit, vlerave sportive dhe përfshirjen e gjeneratave të reja në sport.

Krahas boksierëve nga Kosovës, morën pjesë edhe boksierë nga Shqipëria duke i dhënë garës karakter ndërkombëtar dhe kontribuar në forcimin e bashkëpunimit sportiv në rajon.

Gjatë turneut u zhvilluan gjithsej 12 duele, ku boksierët e pranishëm shfaqën nivel të lartë teknik, cilësi në ring dhe shpirt të madh garues, duke ofruar ndeshje interesante dhe atraktive për publikun e pranishëm.

Juria zgjedhi me te mirët e turneut:

🥊 Boksieri më i mirë i turneut:

Drilon Thaqi – K.B. “Sport Center”, Gjakovë

🥊 Tekniku më i mirë i turneut:

Riad Mziu – K.B. “Trepça”, Mitrovicë

🥊 Çifti më luftarak i turneut:

Lindor Shala – K.B. “Besa”, Pejë

dhe

Erdi Aliu – K.B. “Dardanët”, Prishtinë

🥊 Boksieri më i mirë ndërkombëtar:

Enes Rexhmati – Shqipëri

🥊 Boksieri më i mirë i klubit organizator:

Vendim Bushati – K.B. “Sport Center”, Gjakovë

Ky turne dëshmoi edhe një herë se boksi në Kosovë dhe në rajon po zhvillohet me ritme të larta, duke nxjerrë talente të reja dhe duke promovuar vlerat më të mira sportive, respektin reciprok dhe frymën e fair-play-it.

Zyrtarët e turneut

Delegat:

• Nadir Shllaku

Gjyqtarët:

• Agim Tahiraj

• Agim Shala

• Granit Qorri

• Luan Krasniqi

• Filip Nue

K.B. “Sport Center” – Gjakovë falënderon të gjithë sportistët, trajnerët, zyrtarët, sponsorët dhe qytetarët që kontribuuan në suksesin e këtij turneu tradicional.