KB “DODONA” ORGANIZOI TURNEUN E BOKSIT “27-VJETORI I ÇLIRIMIT TË PRISHTINËS”

Klubi i Boksit “Dodona” me 12 qershor 2026 organizoi me sukses turneun tradicional të boksit “27-Vjetori i Çlirimit të Prishtinës”, i cili u mbajt në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në këtë ngjarje sportive morën pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke krijuar një atmosferë të veçantë sportive dhe garuese.

Gjatë turneut u zhvilluan gjithsej 11 duele zyrtare, përfshirë 2 duele të femrave, si dhe 2 paraduele. Boksierët e pranishëm shfaqën nivel të lartë teknik, cilësi në ring dhe shpirt të madh garues, duke ofruar ndeshje interesante dhe atraktive për publikun e pranishëm.

Komisioni i jurisë shpalli edhe laureatët e turneut:

🥊 Boksieri më i mirë i turneut:

Bejt Asllani – KB Trepça

🥊 Tekniku më i mirë i turneut:

Noas Kelmendi – KB Besa

🥊 Çifti më luftarak i turneut:

Suela Canolli – KB Gollaku dhe Fiona Hamzaj – KB Prishtina

🥊 Boksieri më i mirë ndërkombëtar:

Isak Balić – Mali i Zi

🥊 Boksieri me perspektivë:

Muhamed Gashi – KB Gollaku

Ky turne dëshmoi edhe një herë se boksi në Kosovë dhe në rajon po zhvillohet me ritme të larta, duke nxjerrë talente të reja dhe duke promovuar vlerat më të mira sportive, respektin dhe frymën e fair-play-it.

Drejtësinë e ndanë:

* Agim Tahiraj

* Safet Sylaj

* Fadil Bekteshi

* Dalina Baraliu

* Egzon Shajkovci

Delegat i turneut:

* Sylejman Vocaj

Mjeku kujdestar: Artan Lushaj