KB “Kastriotët” organizon turneun tradicional të boksit në nderim të Ditës së Çlirimit të Klinës

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “KASTRIOTËT” nga Klina do të organizojë turneun tradicional të boksit “Dita e Çlirimit të Klinës”, i cili do të mbahet më 21 qershor 2026.

Turneu do të zhvillohet në Palestren e Sporteve “Adem Jashari” Klinë, me fillim nga ora 15:00 me paraduele dhe ne ora 15: 30 me duelet zyrtare, ndërsa matja (peshimi) e sportistëve dhe sportisteve do të bëhet nga ora 11:30 deri në 12:30 në palestrën “Adem Jashari”.

Ky aktivitet organizohet në nderim të Ditës së Çlirimit të Klinës dhe synon promovimin e boksit, vlerave sportive dhe angazhimin e gjeneratave të reja në sport.

Përveç boksierëve nga klubet e Kosovës, në këtë turne do të marrin pjesë edhe boksierë nga rajoni dhe Evropa, duke i dhënë garës karakter ndërkombëtar.

Zyrtarët e turneut

Gjyqtarët:

• Agim Tahiraj

• Agim Shala

• Fadil Bekteshi

• Granit Qorri

• Luan Krasniqi

Delegat: Sylejman Voca