Klubi i Boksit “Kastriotët” nga Klina organizoi më 21 qershor 2026 turneun tradicional të boksit “Dita e Çlirimit të Klinës”, i cili u mbajt në Palestrën e Sporteve “Adem Jashari” në Klinë.
Aktiviteti nisi në ora 15:00 me paraduelet, ndërsa duelet zyrtare filluan në ora 15:30.
Ky turne u organizua në nder të Ditës së Çlirimit të Klinës dhe kishte për qëllim promovimin e boksit, vlerave sportive dhe inkurajimin e gjeneratave të reja për t’u angazhuar në sport.
Përveç boksierëve nga klubet e Kosovës, në këtë turne morën pjesë edhe boksierë nga Shqipëria dhe Mali i Zi, duke i dhënë garës karakter ndërkombëtar.
Në përfundim të turneut, juria shpalli më të mirët:
• Boksieri më i mirë i turneut: Leon Halili – K.B. “Gollaku”, Prishtinë
• Boksieri më i mirë vendor: Redon Morina – K.B. “Kastriotët”, Klinë
• Boksieri më i mirë i huaj: Festim Hamza – Shqipëri
• Tekniku më i mirë: Muhamet Gashi – K.B. “Gollaku”, Prishtinë
• Çifti më luftarak: Erdi Osmani (K.B. “Gati për të Gjumuar”, Ferizaj) dhe Rubin Cengu (Shqipëri)
• Boksieri me perspektivë: Ahmet Baliç – Mali i Zi
Zyrtarët e turneut:
Gjyqtarët:
• Agim Tahiraj
• Agim Shala
• Fadil Bekteshi
• Granit Qorri
• Luan Krasniqi
Delegat:
• Sylejman Voca








