Kosova me katër boksierë në Kampionatin Evropian U19 në Loznicë

Përfaqësuesja e Kosovës në boks për grupmoshën U19 ka paraqitur 4 boksierë per pjesëmarje në Kampionatin Evropian U19, i cili do të zhvillohet nga 11 deri më 22 gusht 2026 në Loznica.

Federata e Boksit e Kosovës do të përfaqësohet me katër boksierë :

• 55 kg – Riad Isufi

• 65 kg – Lindor Shala

• 70 kg – Ensar Badallaj

• 75 kg – Flori Tarani

Ekipi i Kosovës do të udhëhiqet nga selektori Faton Xhakli, i cili do të jetë përgjegjës për përgatitjen dhe drejtimin e boksierëve gjatë kampionatit.

Në këtë ngjarje të rëndësishme evropiane, drejtësinë do ta ndajë edhe gjyqtari ndërkombëtar kosovar Latif Demolli, duke përfaqësuar Kosovën edhe në aspektin e arbitrimit.

Pjesëmarrja në Kampionatin Evropian U19 paraqet një mundësi të rëndësishme për boksierët e rinj kosovarë që të dëshmojnë potencialin e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të fitojnë përvojë të vlefshme kundër boksierëve më të mirë të Evropës.