Boksierët e Kosovës mësojnë rivalët

July 21, 2023

Është hedhur shorti për Kampionatin Evropian (junior) në boks, që po mbahet në Ploiesti në Rumani.  “Nesër më 21 korrik në ring paraqitet vetëm Eldar Aliu (52 kg) kundër boksierit hungarez Peter Benedek, ndërsa në ditët në vazhdim boksojnë në 57 kg, 70 kg Luan Morina i cili kualifikohet pa luftë. Vajzat 52 kg Leona Dobratiqi, 57 kg Suela Canolli e Orinda Xhakli, do të kërkojnë fitore. Boksierët synojnë të…

Read More >>

Kosova me gjashtë boksierë në Kampionatin Evropian për junior

July 18, 2023

Kosova me tre boksierë dhe tri boksiere do të marr pjesë në Kampionatin Evropian për junior-e  19 – 31 Gushtë 2023 në Ploiesti Kosova në ketë Kampionat Evropian përfaqësohet me tre boksierë: 52kg.Eldar Aliu,57kg.Denis Krasniqi,70kg.Luan Morina, dhe tre boksiere:52kg.Leona Dobratiqi,57kg.Suela Canolli,66kg.Orinda Xhakli, selektori i juniorëve Besnik Vranovci, selektori i femrave Faton Xhakli dhe gjyqtari Latif Demolli që është ftuar të ndajë drejtësinë në këtë Kampionat Evropian.

Read More >>

FEDERATA E BOKSIT E KOSOVËS – NJOFTIM

July 10, 2023

Federata e Boksit e Kosovës njofton të gjitha klubet e boksit që nga data 10 korrik 2023 deri me 10 gusht 2023 do të jenë ditë pushimi për klubet e boksit, dhe mund ti lëshojn garuesit në pushime, për arsye se nuk do të ketë gara. Stërvitjet vazhdojnë vetem boksierët që marin pjesë në kampionatin e juniorëve në Rumuni 19-31 korrik 2023, dhe në kampionatin e shkollarve në Slloveni 15-26…

Read More >>

Donjeta Sadiku eliminohet nga Lojërat Evropiane

June 28, 2023

Donjeta Sadiku dha maksimumin, por nuk mjaftoi që të sigurojë medaljen dhe normën olimpike Paris 2024 në Lojërat Evropiane #Krakow2023. Boksierja jonë u mund nga medalistja e artë e Lojërave Olimpike Rio 2016, Estelle Mossely, kategoria -60 kg. Sadiku dominoi raundin e tretë, por ishte e pamjaftueshme, për shkak të dy raundeve të para, të cilat sipas gjyqtarëve i takuan francezes. Donjeta përfundoi e pesta në Lojërat Evropiane, ndërsa normën…

Read More >>

Donjeta Sadiku arrin në çerekfinale në Lojërat Evropiane

June 26, 2023

Donjeta Sadiku ka kaluar edhe pengesën e dytë në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023. Boksierja jonë ishte bindshëm më e mirë se sa zvicerania, Anna Jeni, kategoria -60 kg. Sadiku u kualifikua në çerekfinale dhe tani është një fitore larg sigurimit të medaljes dhe normës olimpike. Meçin e saj nga afër e ndjeki edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.

Read More >>

Sadiku e Bajoku – gati për sfidat në Lojërat Evropiane

June 25, 2023

Boksierja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku synojnë fitore në Lojërat Evropiane, që po mbahen në Krakow të Polonisë.  Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se janë të përgatitur mirë për sfida shumë të forta që i presin nesër.  “Nesër me 26 qershor bokson në 60 kg Donjeta Sadiku kundër boksieres nga Zvicra, Julia Jenni Nna. Në 51 kg Bashkim Bajoku për kundërshtar ka francezin…

Read More >>

Shpetim Bajoku ka përfunduar garimin në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

June 25, 2023

Boksieri ynë pësoi humbje nga turku Kagan Bilge Kangli, me rezultat 3:2, kategoria -63.5 kg. Bajoku fitoi raundin e parë, e humbi të dytën, ndërsa për raundin e tretë, gjyqtarët fitoren ia dhanë boksierit Kagan. Sidoqoftë, me boksin e shfaqur sot, por edhe të premten, Shpetimi, mbetet shpresa jonë e madhe e boksit dhe sportit të Kosovës, ku urojmë që ai në turnet kualifikues olimpik, të fitojë normën olimpike për…

Read More >>

Dy boksierët tanë, Altini Shala dhe Taulant Jakupi, kanë garuar sonte në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

June 25, 2023

Të dy dhanë maksimumin, por që nuk arritën të triumfojnë. Shala përkundër se ishte duke fituar në dy raundet e para, një gabim në raundin e tretë i kushtoi me humbje nga Daniel Ilyushonok i Izraelit, kategoria -80 kg. Jakupi u mund nga Robert Williams i Britanisë së Madhe, kategoria -92 kg. Për të dy garuesit, pjesëmarrja në LE ishte përvojë e mirë për garat e ardhshme.

Read More >>