Donjeta Sadiku ka pësuar humbje në Botërorin e boksit që po mbahet në Liverpool.
Sadiku, që garoi në kategorinë deri 60kg, u mposht nga boksierja nga Kazakistani, Viktoriya Grafeyeva me rezultatin 3:2. Federata e Boksit e Kosovës e ka konsideruar të padrejtë humbjen e Sadikut. “Në sesionin e dytë nga ora 18:00, Donjeta Sadiku boksoi me nënkampionen e botës Grafeyeva Viktoriya nga Kazakistani, ku pësoi humbje padrejtësisht me rezultat 3:2. Edhe pse sipas duelit raundi i dytë dhe i tretë duhet të ishin në…









