Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian U23, i cili do të mbahet nga 14 deri më 25 nëntor 2026, në Poreç të Kroacisë.
Kosova në këtë kampionat do të përfaqësohet me dy garues, një sportiste dhe një sportist, të cilët do të synojnë të paraqiten sa më denjësisht në mesin e boksierëve më të mirë evropianë të kësaj grupmoshe.
Kampionati i këtij viti pritet të mbledhë mbi 40 shtete pjesëmarrëse, duke e bërë këtë ngjarje një nga aktivitetet më të rëndësishme të kalendarit evropian të boksit për grupmoshën U23.
Më 15 nëntor do të mbahet mbledhja teknike, ndërsa më pas do të zhvillohet shorti, ku do të përcaktohen kundërshtarët dhe rrugëtimi i përfaqësuesve të Kosovës në këtë kampionat.
Ekipi përfaqësues i Kosovës:
o 51 kg – Agnesa Veseli
o 65 kg – Zenel Hasani
Gjithsej 325 boksierë nga 40 shtete do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Boksit U23
Ekipi i Kosovës do të udhëhiqet nga përzgjedhësit :Faton Xhakli,Marjola Sallauka.
Gjithashtu, në këtë Kampionat Evropian, me ftesë të Federatës Evropiane të Boksit (EBF), drejtësinë do ta ndajë edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
Gjithsej 325 boksierë nga 40 shtete do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Boksit U23
Shqipëria, Armenia, Austria, Azerbajxhani, Bjellorusia, Belgjika, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Anglia, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Izraeli, Italia, Kosova, Letonia, Lituania, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Skocia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Ukraina janë 40 shtetet e regjistruara
Përfaqësuesit e Kosovës synojnë të japin maksimumin në ring, të dëshmojnë përgatitjen dhe cilësitë e tyre sportive, si dhe ta përfaqësojnë vendin sa më denjësisht në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
