Turneu Tradicional i Boksit “Dita e Çlirimit të Gjakovës” mbahet më 13 Qershor në Gjakovë

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon realizimin e aktiviteteve sportive të parapara në kalendarin zyrtar për vitin 2026.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “Sport Center” nga Gjakova do të organizojë turneun tradicional të boksit “Dita e Çlirimit të Gjakovës”, i cili do të mbahet më 13 qershor 2026.

Turneu do të zhvillohet në Pllatonë e Parkut të Qytetit në Gjakovë, me fillim nga ora 18:00, ndërsa matja (peshimi) e boksierëve do të realizohet nga ora 14:00 deri në 15:00 në palestrën e K.B. “Sport Center”.

Ky aktivitet organizohet në nderim të Ditës së Çlirimit të Gjakovës dhe synon promovimin e boksit, vlerave sportive, si dhe inkurajimin e gjeneratave të reja për t’u angazhuar në sport.

Përveç boksierëve nga klubet e Kosovës, në këtë turne do të marrin pjesë edhe boksierë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke i dhënë garës karakter ndërkombëtar dhe duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit sportiv rajonal.

Zyrtarët e turneut

Gjyqtarët:
• Agim Tahiraj
• Agim Shala
• Granit Qorri
• Luan Krasniqi
• Filip Nue

Delegat:
• Nadir Shllaku

Federata e Boksit e Kosovës fton sportdashësit, qytetarët dhe mediat që të ndjekin këtë aktivitet sportiv dhe të mbështesin boksierët pjesëmarrës në një ngjarje që pritet të sjellë duele cilësore, rivalitet sportiv dhe një atmosferë festive në qytetin e Gjakovës.