Federata e Boksit e Kosovës vazhdon organizimin e garave dhe aktiviteteve sportive të parapara me kalendarin zyrtar për vitin 2026.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “DODONA” Prishtinë më 12 qershor 2026 do të organizojë turneun e boksit “27 – VJETOR I ÇLIRIMIT TË PRISHTINËS”.
Programi i aktivitetit
Matja (peshimi i sportistëve/sportisteve): 14:00 – 15:00 në Pallatin e Rinsë në Palestren Nr.079
Vendi i organizimit:
Pallati i Rinisë dhe Sporteve- Prishtinë
Fillimi i turneut:ora 19:00
Turneu është i hapur për të gjitha grupmoshat, si për djem ashtu edhe për vajza, me synim promovimin dhe zhvillimin e mëtejmë të sportit të boksit në Kosovë.
Gjyqtarët e turneut:
Agim Tahiraj
Safet Sylaj
Fadil Bekteshi
Dalina Baraliu
Egzon Shajkovci
Delegat:
Sylejman Voca
