Turneu Memorial i Boksit “Zijadin Rama” u mbajt me sukses në Pejë

Pejë, 30 maj 2026 – Klubi i Boksit “Besa” nga Peja organizoi sot Turneun Ndërkombëtar Memorial të Boksit “Zijadin Rama”, një ngjarje sportive kushtuar figurës së njohur të boksit, Zijadin Rama.

Në këtë turne morën pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, duke sjellë një atmosferë të veçantë sportive dhe garuese.

Garat u zhvilluan në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” në Pejë, ku u zhvilluan gjithsej 12 duele zyrtare dhe 7 paraduele. Boksierët e pranishëm treguan nivel të lartë teknik, boks cilësor dhe shpirt të madh luftarak, duke dhuruar ndeshje interesante për publikun.

Në përfundim të turneut, juria shpalli laureatët e kësaj gare:

* Boksieri më i mirë: Azgon Dreshaj – KB “Besa” Pejë

* Tekniku më i mirë: Aladin Hoti – KB “S.Center” Gjakovë

* Boksieri më i mirë i huaj: Ramo Hot – Rozhajë, Mali i Zi

* Çifti më luftarak: Sadik Jakupi – KB “S.Center” Gjakovë dhe Ernest Sylejmani – KB “Trepça” Mitrovicë

* Boksieri më perspektiv: Dion Pantina – KB “Besa” Pejë

Drejtësinë në këtë turne e ndanë gjyqtarët:

* Agim Tahiraj

* Safet Sylaj

* Filip Nue

* Fatlum Agushi

* Ylber Qorri

Delegat i turneut: Halil Kurhasku.