Kosova fiton tri medalje në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Grand Prix” – Zagreb 2026

Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka arritur sukses të rëndësishëm në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Grand Prix”, i cili u mbajt në Zagreb të Kroacisë nga 18 deri më 21 maj 2026, duke fituar një medalje të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Në finalet e zhvilluara sot, më 21 maj, Kosova u përfaqësua me dy boksierë:

🥇 Bashkim Bajoku, në kategorinë deri në 55 kilogramë, triumfoi ndaj boksierit italian Attrativo, duke siguruar vendin e parë dhe medaljen e artë.

🥈 Zenel Hasani, në kategorinë deri në 65 kilogramë, zhvilloi një duel të fortë kundër boksierit kroat Tomislav Siprak, por në fund u rendit në vendin e dytë, duke fituar medaljen e argjendtë.

🥉 Ndërkaq, Taulant Jakupi fitoi medaljen e bronztë.

Trajneri i kombëtares, Shefki Bogujevci, u shpreh i kënaqur me paraqitjet dhe nivelin e treguar nga boksierët kosovarë gjatë gjithë turneut, veçanërisht në ndeshjet finale.

Drejtësinë në këtë turne e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar kosovar Latif Demolli.

Ky rezultat paraqet një tjetër sukses për boksin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Screenshot