SEMINAR PËR GJYQTARËT E BOKSIT NË PRISHTINË – NË FOKUS POENTIMI ELEKTRONIK DHE RREGULLAT E REJA
Federata e Boksit e Kosovës, përkatësisht Shoqata e Gjyqtarëve të Boksit, më 10 maj 2026, në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, organizoi seminar për gjyqtarët e boksit me temë kryesore poentimin elektronik.
Seminari u mbajt në prag të turneut ndërkombëtar “Lah Nimani” dhe kishte për qëllim avancimin dhe rifreskimin e njohurive të gjyqtarëve, në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për ndarjen profesionale të drejtësisë në garat vendore dhe ndërkombëtare.
Gjatë seminarit u trajtuan ndryshimet më të fundit teknike të Federatës Botërore të Boksit “World Boxing”, me fokus të veçantë në:
- poentimin elektronik,
- kategoritë e reja në boks,
- vendimet e referit në ring,
- si dhe ndryshimet dhe plotësimet e rregullave teknike.
Ligjërues në seminar ishte gjyqtari me licencë ndërkombëtare (3 yje), z. Latif Demolli, së bashku me kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve, z. Agim Tahiraj.
Në kuadër të këtij aktiviteti u bë edhe licencimi i katër (4) gjyqtarëve të rinj në Shoqatën e Gjyqtarëve të Kosovës.
Shoqata e Gjyqtarëve të Kosovës vazhdon të jetë në hap me zbatimin e rregullave më të reja teknike të Federatës Botërore të Boksit, duke synuar ngritjen e nivelit profesional të gjyqtarëve dhe organizimit të garave në Kosovë.


