Riad Isufi ndalet në gjysmëfinale, siguron medaljen e bronztë në “Adriatik Pearl”

Sot, më 9 mars, duke filluar nga ora 15:00, në gjysmëfinale u paraqit në ring boksieri i kategorisë 55 kg, Riad Isufi. Ai u përball me boksierin nga Serbia, Filip Stojanovic, nga i cili pësoi humbje.

Me këtë rezultat, Riad Isufi e përfundon garën me medalje të bronztë në këtë turne ndërkombëtar prestigjioz. Edhe pse pritjet dhe besimi ishin që Riadi të arrinte finalen dhe të luftonte për medaljen e artë.

Turneu “Adriatik Pearl”, që po zhvillohet nga 2 deri më 12 mars në Budva të Malit të Zi, ka mbledhur boksierë të rinj nga shumë vende të botës, duke e bërë konkurrencën jashtëzakonisht të fortë.

Në finalen e këtij turneu prestigjioz, Kosova do të përfaqësohet nga gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, i cili do të jetë pjesë e ndarjes së drejtësisë.

Screenshot
Screenshot