Në kuadër të aktiviteteve të parapara me kalendarin zyrtar për vitin 2026, Klubi i Boksit “Dodona” nga Prishtina, organizon turneun e boksit me rastin e “8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas” ![]()
Turneu do të mbahet:
Vendi: Salla e Sporteve “1 Tetori”, Prishtinë
Data: 08 Mars
Matja (peshimi i sportistëve/sportisteve): 09:00 – 10:00
Fillimi i turneut: 13:00
Ky turne është i hapur për të gjitha grupmoshat, si për djem ashtu edhe për vajza, duke synuar promovimin e barazisë gjinore dhe zhvillimin e mëtejmë të boksit në vend.
Gjyqtarët e turneut:
• Agim Tahiraj
• Fadil Bekteshi
• Granit Qorri
• Filip Nue
• Dalina Baraliu
Delegat i turneut:
• Halil Kurhasku
Federata e Boksit e Kosovës fton të gjithë sportdashësit të jenë pjesë e këtij aktiviteti sportiv dhe të përkrahin boksierët dhe boksieret në këtë ngjarje
