Medalja e bronzet per boksieren e Kosovës, Donjeta Sadiku,në Kampionatin Evropian Sofia 2026, duke u renditur ndër tri boksieret më të mira të kategorisë 60 kg.
Në gjysmëfinale, Sadiku u përball me boksieren ruse Kristina Kuluhova, e cila përfaqeson Serbinë ku me ndihmen e referit në ring pesoi humbje 4:1.
Pasi qe referi ne ring ndeshkoi boksieren e Serbise me verejtje publike per uljen e kokes gjat gjith kohes dhe mos te lejoj Donjeten te boksoj dhe të pasajë goditje.Poashtu boksierja e Serbisë vazhdoj boksin e papaster edhe ne raundin e 3 duke ulë koken dhe mbajtur duart Donjetes tan kohen por per qudi referi ne ring ne vend ta ndeshkoj boksieren e Serbise , ndeshkojë Donjeta Sadikun.
Vendimet e gjyqtarit në ring, ishin jo reale sipas duelit,duke vlerësuar se gjatë meçit boksierja serbe përdori në mënyrë të përsëritur uljen e kokës dhe mbajtjen e duarve të Sadikut, duke vështirësuar zhvillimin normal të luftës.
Pavarësisht humbjes në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku siguron medaljen e bronztë të Kampionatit Evropian, duke konfirmuar edhe një herë praninë e saj në elitën e boksit evropian.
![]()
Rikujtojmë se Sadiku dhe Kuluhova ishin përballur edhe në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku Donjeta Sadiku triumfoi dhe u shpall Kampione e Lojërave Mesdhetare.
Urime Donjeta për medaljen e bronztë evropiane dhe për paraqitjen dinjitoze në Sofia 2026!


