Federata e Boksit e Kosovës organizon konferencë për media me rastin e rikthimit të kampiones së Kosovës, Donjeta Sadiku, pas triumfit të saj në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, në Itali.
Donjeta Sadiku shkëlqeu në këtë ngjarje të rëndësishme sportive, duke fituar medaljen e artë dhe duke u shpallur Kampione e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.
Me këtë rast, Federata e Boksit e Kosovës fton të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike në konferencën për media:
E hënë, 31 gusht 2026
Ora: 12:00
Hotel “Sirius”, Prishtinë
Në këtë konferencë do të flitet për suksesin e Donjeta Sadikut në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, rrugëtimin drejt medaljes së artë, si dhe për rëndësinë e këtij triumfi për boksin dhe sportin e Kosovës.
Mirë se vini, media!
Federata e Boksit e Kosovës
