Donjeta Sadiku shpallet kampione e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026! ![]()
![]()
Sot, më 27 gusht, në finalen e kategorisë 60 kg, boksierja kosovare Donjeta Sadiku u përball me boksieren nga Serbia, Kristina Kuluhova.
Donjeta e nisi duelin në mënyrë të shkëlqyer, duke dominuar që në raundin e parë dhe duke e fituar atë bindshëm me rezultat 5:0.
Në raundin e dytë, Sadiku vazhdoi me ritëm të lartë, duke e goditur kundërshtaren me aksione të forta dhe precize. Pas një dëmtimi të pësuar boksierja serbe, mjeku kujdestar ndërhyri dhe kërkoi ndërprerjen e duelit.
Si rezultat, Donjeta Sadiku u shpall fituese dhe fitoi medaljen e artë, duke u kurorëzuar kampione e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026. ![]()
![]()
![]()
Një tjetër sukses i madh për boksin e Kosovës dhe për sportisten tonë të suksesshme, e cila edhe një herë ngriti lart flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Urime Donjeta! Urime Kosovë!



