Donjeta Sadiku në finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

DONJETA SADIKU SIGURON FINALEN E LOJËRAVE MESDHETARE!

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026 në Itali.

Sadiku ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në gjysmëfinale, duke e mposhtur bindshëm boksieren greke Sofia Legaki me rezultat 5:0.

Me këtë fitore, Sadiku siguron të paktën medaljen e argjendtë për Kosovën. 🇽🇰🥈

Në finale, e cila zhvillohet nesër, nga ora 17:00,Donjeta Sadiku do të përballet me boksieren nga Serbia, Kristina Kuluhova, në luftën për medaljen e artë. 🥇🇽🇰

Suksese Donjeta! Të gjithë me ty drejt medaljes së artë!

Screenshot