Vizitë zyrtare në Fshatin Mesdhetar – Përkrahje për Donjeta Sadikun

Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 – Itali 🇽🇰🥊

Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK), Enver Krasniqi, së bashku me anëtarin e Bordit, Shkelzen Sopjani, zhvilluan një vizitë zyrtare në Fshatin Mesdhetar, në përkrahje të boksieres kosovare Donjeta Sadiku.

Donjeta Sadiku, pas paraqitjes së suksesshme në kategorinë 60 kg, ka siguruar tashmë medaljen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

Ajo nesër do të ngjitet sërish në ring, ku në gjysmëfinale do të përballet me boksieren nga Greqia, LEGAKI Sofia, në luftën për një vend në finale.

Drejtuesit e FBOXK-së i kanë shprehur Donjetës përkrahjen e plotë dhe urimet për sukses në gjysmëfinale, duke i dëshiruar fitore dhe kalim në finale.

Forca Donjeta!