Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) organizoi sot një konferencë për media të shkruara dhe elektronike, me rastin e suksesit historik të boksieres kosovare Donjeta Sadiku, e cila u shpall kampione e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026” në Itali.
Në konferencë, drejtuesit e FBOXK-së vlerësuan lart paraqitjen e Donjeta Sadikut, punën e stafit profesional dhe kontributin e të gjithë atyre që e kanë mbështetur boksieren gjatë rrugëtimit të saj drejt këtij suksesi.
Ky triumf dëshmon edhe një herë se boksierët dhe boksieret e Kosovës janë pjesë e elitës së sportit ndërkombëtar dhe se puna, përkushtimi dhe mbështetja e vazhdueshme sjellin rezultate historike.

