Kryeministri Kurti dhe U.D. Haxhiu presin kampionen Donjeta Sadiku pas suksesit në Taranto 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë pritur kampionen e Kosovës, Donjeta Sadiku, pas suksesit të saj në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Takimi u zhvillua në shenjë vlerësimi për paraqitjen dhe suksesin e Donjetës, e cila përfaqësoi Kosovën denjësisht në këtë ngjarje të rëndësishme sportive ndërkombëtare.