Gjashtë boksierë të Kosovës nesër në gjysmëfinalet e turneut ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović – Talijan”

Turneu ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahović – Talijan”

Sot në Sarajevë (Bosnjë dhe Hercegovinë) u bë hapja solemne dhe u zhvilluan ndeshjet çerekfinale të turneut prestigjioz ndërkombëtar të boksit “Mustafa Hajrulahoviç – Talijan”, i cili po mbahet nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026.

Në këtë turne po marrin pjesë 86 boksierë nga 14 shtete.

Gjatë ditës së sotme, ekipi i Kosovës nuk pati paraqitje në çerekfinale, pasi të gjithë boksierët tanë kaluan një gjiro pa luftë dhe siguruan kualifikimin direkt në gjysmëfinale.

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen nesër, më 30 korrik, duke filluar nga ora 14:00.

Në ring paraqiten boksierët:

• Bashkim Bajoku (55 kg) – Amine Zenaz (Algjeri)

• Taulant Jakupi (85 kg) – Muhamed Maoui (Algjeri)

• Riad Isufi (55 kg) – Lystysin Vladyslav (Ukrainë)

• Erdi Aliu (65 kg) – Horodinskyi Rostislav (Ukrainë)

• Ensar Badallaj (70 kg) – Kravchenko Oleksandr (Ukrainë)

• Flori Tarani (75 kg) – Bondarenko Kiril (Ukrainë)

Federata e Boksit e Kosovës u uron suksese boksierëve tanë në ndeshjet gjysmëfinale, me shpresën për kualifikim në finale.