Sot në Sarajevë u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të turneut prestigjioz ndërkombëtar të boksit “Mustafa Hajrulahović – Talijan”, i cili po mbahet nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026.
Në gjysmëfinale, ngjyrat e Kosovës i mbrojtën gjashtë boksierë, ndërsa dy prej tyre siguruan kualifikimin në finale.
Rezultatet e boksierëve të Kosovës:
* Bashkim Bajoku (55 kg) pësoi humbje nga Amine Zenaz i Algjerisë.
* Taulant Jakupi (85 kg) shënoi fitore bindëse me rezultat unanim 5:0 ndaj Algjerianit Muhamed Maoui, duke siguruar finalen, ku do të përballet me boksierin shqiptar Useid Nika.
* Riad Isufi (55 kg) dominoi përballjen ndaj ukrainasit Vladyslav Lystysin, duke fituar me rezultat unanim 5:0 dhe duke siguruar gjithashtu një vend në finale ku do të boksoj kundër Italianit Tommaso Orlando.
* Erdi Aliu (65 kg) u mposht nga Rostislav Horodinskyi i Ukrainës.
* Ensar Badallaj (70 kg) pësoi humbje nga Oleksandr Kravchenko i Ukrainës.
* Flori Tarani (75 kg) u mposht nga ukrainasi Kyryl Bondarenko.
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Shefki Bogujevci, u shpreh i kënaqur me paraqitjet dhe nivelin e boksit të treguar nga boksierët kosovarë, duke vlerësuar angazhimin dhe performancën e tyre në këtë turne të fortë ndërkombëtar.
Drejtësinë në këtë turne po e ndan edhe gjyqtari ndërkombëtar kosovar Latif Demolli.
Ndeshjet finale do të zhvillohen nesër, më 31 korrik, me fillim nga ora 12:00.








