KOSOVA ME TETË BOKSIERË NË TURNEUN NDËRKOMBËTAR “MUSTAFA HAJRULAHOVIÇ – TALIJAN” NË SARAJEVË
Federata e Boksit e Kosovës vazhdon paraqitjet në arenën ndërkombëtare, me pjesëmarrjen në turneun prestigjioz ndërkombëtar të boksit “Mustafa Hajrulahoviç – Talijan”, i cili do të mbahet nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026 në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë.
Ngjyrat e Kosovës në këtë turne do t’i mbrojnë tetë boksierë:
• Bashkim Bajoku (55 kg)
• Shpëtim Bajoku (70 kg)
• Taulant Jakupi (85 kg)
• Riad Isufi (55 kg)
• Lindor Shala (65 kg)
• Erdi Aliu (65 kg)
• Ensar Badallaj (70 kg)
• Flori Tarani (75 kg)
Ekipi i Kosovës udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, i cili njëherësh do të jetë edhe udhëheqës (Team Leader) i delegacionit të Kosovës.
Federata e Boksit e Kosovës u uron suksese boksierëve tanë dhe shpreh besimin se ata do ta përfaqësojnë vendin me dinjitet, duke synuar rezultate sa më të mira në këtë turne të rëndësishëm ndërkombëtar.
