Federata e Boksit e Kosovës vazhdon aktivitetet sipas kalendarit për vitin 2026
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Klubi i Boksit “DIELLI” Pejë do të organizojë turneun e boksit “HOMECOMING 2”, i cili do të mbahet më 01 Gusht 2026 në Pejë
Turneu do të zhvillohet në Qendren Sportive “ Valon Begolli”, me fillim nga ora 18:30 .
Përveç boksierëve nga klubet e Kosovës, në këtë turne do të marrin pjesë edhe boksierë nga rajoni, duke i dhënë garës karakter ndërkombëtar.
Peshimi nga ora; 14:30- 15:30
Zyrtarët e turneut
Gjyqtarët:
• Agim Shala
• Luan Krasniqi
•Filip Nue
• Egzon Shajkovci
• Qendrim Avdiu – m.kohe
Delegat: Halil Kurhasku
