Turneu Memorial “Abedin Ejupi – Cuca”

Me18 korrik 2026 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u zhvillua Turneu Memorial i Boksit “Abedin Ejupi – Cuca”, i organizuar nga Klubi i Boksit “Gollaku”.

Ky aktivitet mblodhi boksierë nga klubet e Kosovës, si dhe garues nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duke i dhënë turneut karakter ndërkombëtar dhe duke ofruar për publikun duele cilësore e me nivel të lartë.

Organizimi nga Klubi i Boksit “Gollaku” u vlerësua si mjaft i suksesshëm, ndërsa në program u zhvilluan gjithsej 16 duele. Boksierët treguan paraqitje atraktive, ritëm të lartë, nivel të mirë teknik dhe shpirt të madh luftarak.

Në përfundim të turneut, juria shpalli më të dalluarit:

• Boksierja më e mirë e turneut: Suela Canolli (K.B. “Gollaku”)

• Tekniku më i mirë: Muhamed Gashi (K.B. “Gollaku”)

• Çifti më luftarak: Drilon Thaqi (K.B. “S.Center” Gjakovë) dhe Festim Hamzaj (Shqipëri)

• Boksieri më i mirë i huaj: Bujar Hekuri (Shqipëri)

• Boksieri më i mirë i klubit organizator: Adhurim Maloku (K.B. “Gollaku”)

• Boksieri më perspektiv: Leon Halili (K.B. “Gollaku”)

Zyrtarët e turneut:

• Gjyqtarë: Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Granit Qorri, Filip Nue dhe Ylber Qorri.

• Delegat: Nadir Shllaku.

Turneu Memorial “Abedin Ejupi – Cuca” edhe këtë vit dëshmoi rëndësinë e tij në kalendarin e boksit, duke nderuar figurën e Abedin Ejupit – Cucës dhe njëkohësisht duke promovuar talentet e reja, bashkëpunimin sportiv dhe miqësinë mes klubeve dhe vendeve pjesëmarrëse.