Kampionati Individual i Kosovës në Boks 4 dhe 5 prill 2026
Peja do të jetë qendra e boksit kosovar më 4 dhe 5 prill 2026, ku do të zhvillohet Kampionati Individual i Kosovës në Boks. Ky organizim i besohet Klubit të Boksit “AP Peja”, i cili do të mirëpresë boksierë nga e gjithë Kosova në Palestrën e Sporteve “Karagaqi”. Në këtë kampionat do të marrin pjesë të gjitha klubet e regjistruara pranë Federatës së Boksit të Kosovës (FBOXK) për vitin 2026….









