Volodimir Melençuk nga Ukraina, e ka fituar trofeun kryesor në edicionin e 16-të të turneut ndërkombëtar në boks Lah Nimani.

Gara e dedikuar tash e sa vite grupmoshës së të rinjëve, ka sjellë në këtë edicion, një konkurencë jashtëzakonisht të madhe, pas ardhjes së dy shteteve që njihen për cilësitë në këtë sport, Polonisë e Ukrainës.
Pjesëmarrësit tradicionalë të garës, Shqipëria, Mali I Zi, Bullgaria dhe Maqedonia e Veeriut, poashtu janë paraqitur me boksierë cilësorë.
Melençuk e pranoi trofeun nga djali I trajnerit Lah Nimani, Istrefi dhe talenti I ri ishte një nga 3 ukrainasit që morën çmime, pasi boksierja me perspektive u shpall Anhelina Filipçuk, kurse gjyqtari më I mirë Pavlo Vazilinçuk.
Epitetin e teknikut më të mirë e fitoi Ahmet Koçi nga Shqipëria, kurse çifti më luftarak u shpall dyshja Angel Dimitrov nga Bullgaria e Norbert Parkosh nga Polonia.
Boksieri më I mirë vendor u shpall Lumturim Xhoxhaj, kurse boksieri më I mirë I huaj Lisi Koxhaxhiku nga Maqedonia e Veriut.
Garat e këtij turneu u zhvilluan për dy ditë rradhazi, të shtunën me gjysmëfinale dhe të dielën me finalet, të cilat edhe u transmetuan drejtpërdrejt në RTK.
Ky është edicioni I 16-të përmes së cilit përkujtohet jeta dhe vepra e strategut Kosova, Lah Nimani, I cili ndërroi jetë në vitin 2008.