Boksieri ynë, Bashkim Bajoku e nis me fitore bindëse turneun kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Fitore bindëse 5:0 e Bashkim Bajokut në eliminatoret e turneut kualifikues botëror në Bangkok (Tajlandë) për L.O Paris 2024

Në (57kg)Bashkim Bajoku sot me 24 Maj boksoi kundër boksierit nga Liberia, Garduward Jeroson të cilin e mundi me rezultat unanim 5:0. Bajoku gjatë tre raundeve dominoi në ring duke plasuar goditje të pastërta, ku shumë herë e solli në situata të palakmueshme kundërshtarin dhe tregoi teknikë të përsosur.

Selektori Faton Xhakli u nda i kënaqur me boksin që tregoi Bajoku sot në ring.