Në fundjavë zhvillohet turneu i boksit “Lah Nimani”

Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) ka bërë të gjitha përgatitjet për turneun tradicional ndërkombëtar të boksit “Lah Nimani”. Ky turne do të jetë i 16-ti me radhë dhe do të mbahet më 18 dhe 19 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë boksierë nga Kosova, Bullgaria, Polonia, Ukraina, , Shqipëria, Mali i Zi. dhe Maqedonia e Veriut.

Garat zhvillohen:

E Shtunë 18 Maj ora: 16:00 – Gjysmë finalet

E Diele 19 Maj ora: 12:00 – Finalet