Bajoku penalizohet për në gjysmëfinalen e EUBC Cup 2023

Bajoku u mposht nga boksieri slloven, Petric Nejc, edhe pse me goditje precize e dërmoi atë.

Bajoku në fund me pikë të gjyqtarëve 3:2 ishte fitues, por as kjo nuk ishte e mjaftueshme për boksierin tonë.

Në këtë garë, te rezultati 3:2 në të gjitha duelet gjyqtarët po vendosin dy mbikëqyrës të gjyqtarëve, të cilët vendosën pikët 4:3 në favor të Nejc, i cili në fund edhe shpallet.

Bajoku fiton shpërblimin prej 1000 dollarëve, dhe i ndërpritet rruga për shpërblimin 5000-10000-15000 dollar që janë paraparë për tri vendet e para.