Në finale Patriot Behrami dhe Shpëtim Bajoku

Boksierët e Kosovës po tregojnë formë të mirë në turneun ndërkombëtar  “Miroslav Petroviq”, që po mbahet në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

Në finale Patriot Behrami dhe Shpëtim Bajoku.

“Patriot Behrami  shkëlqeu në gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar “Miroslav Petroviq” duke mundur boksierin nga Bullgaria Kristijan Mitev.

Sot me 3 qershor në finale nga ora 17 .00, boksojn 67 kg Shpetim Bajoku dhe 71 kg Patriot Behrami.

Në gjysmëfinale humbje pësuan 48 kg Benjamin Deva, 60 kg Sali Hajdaraj për të rinj dhe 60 kg Gentrit Gashi senior dhe mbeten me medalje të bronzta”, njofton Latif Demolli, sekretar i  përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.