SEMINARI DHE KOLLOKFIUMI PËR GJYQTARË, DELEGAT DHE MJEK SPORTIV 

Federata e boksit e Kosovës përkatësisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit me 14.01.2023 në lokacionet e MASHTI në Prishtinë nga ora 14:00 do të organizoj seminarin dhe kollokfiumin për gjyqtare, si dhe pranimin e 4 gjyqtarëve të rinjë në SH.GJ.K., dhe seminari për delegate dhe mjek sportivë.

Para fillimit të sezonit pranveror të garave në boks, shoqata e gjyqtarëve mbanë seminarin dhe kollokfiumin (ripërtrirje të diturise) për gjyqtarë të boksit që të jenë sa më të aftë për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve gjatë sezonit pranveror.

Ky seminar është me rëndësi për arsye të ndryshimit të disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve të gjyqtarëve.

Ligjerues për gjyqtar do të jetë gjyqtari me licence ndërkombëtare IBA 2 star Latif Demolli dhe kryetari i SHGJK Agim Tahiraj, ndërsa tema kryesore të këtij seminari ishin ”Ndryshimet e disa rregullave në poentim dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike në boks”.

Poashtu ligjeruesi për delegate do të jetë Sylejman Voca që do ti informoj mbi punën e delegatit para fillimit të meqit dhe deri me përfundimin e meqit dhe kompetencat e tyre.

Ndërsa mjeku Agron Kamberi do të ligjeroj për mjeksinë sportive dhe për kontrollimet mjekësore gjatë një viti, kontrollimet para meqeve që janë të domosdoshme dhe kush ka drejtën të boksojë.

Shoqata e gjyqtarëve e Kosovës gjithnjë është në hap me njohjen e ndryshimeve dhe plotsimeve më të reja nga rregullat teknike të IBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.