EDHE 4 FTESA NË FBOXK PËR GARA NDËRKOMBËTARE

Sot në zyret e FboxK kanë arritur edhe 4 ftesa për pjesëmarrje në turnet ndërkombëtare.
Një Ftesë nga Federata e Sërbisë për turneun ndërkombëtar “DOREZA E ARTE” 05-12 tetor 2020 Suboticë,
Një ftesë nga Kroacia turneu ndërkombëtar “GRAND PRIX” Zagreb 07 -11. Tetor 2020.
Dy ftesa nga Federata e Bellorusisë Turneu ndërkombëtar “MEMORY OF MASTERS OF SPORT” 12 – 16 tetor 2020 Minsk për të rinjë 17-18 vjeqar, dhe turneu ndërkombëtar “MEMORIAL V.LIVENtSEV” për senior djem dhe vajza 16-22 nëntor Minsk.
Edhe pse i gjithë globi përballet me pandemine COVID-19, shum Federata Evropiane të boksit kanë filluar përgaditjet për fillimin e garave ndërkombëtare nga muaji shtator.
Në adresen e FboxK kanë arritur shumë ftesa për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare (Turne dhe Kampionate Evropiane,Botërore).
FboxK ka përpiluar kalendarin e garave sipas ftesave që arrijn në FboxK dhe sipas udhëzimeve të Federates Europiane EUBC.
Edhe Federata e boksit e Kosovës ka paraparë ti fillon garat në muajin shtator me turneun ndërkombëtar “Lah Nimani” 12 – 13 shtator 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published.