Kampionati Ballkanik 10-15 dhjetor Antalya (Turqi)

Kosova merë pjesë me 5 boksierë, 1 boksiere, 2 trajner dhe 1 gjyqtarë në Kampionatin Ballkanik në Antaly të Turqisë nga 10 – 15 dhjetor.
Boksierët e kombëtares së Kosovës janë të përgaditur maksimalisht dhe në formë të duhur për kët Kampionat Ballkanik pasi që nga muaji tetor kanë zhvilluar meqe të shumta ndërkombëtare që nga turnet në Sarajevë “Mustafa Hajrullahovuq-Talijan”, Shkup “Gongu i Artë”, në Zvicer meqi miqësor Zvicer-Kosovë dhe në Prishtinë “Adem Jashari”, ku kanë arritur rezultate kulminante duke u stolisur me medalje e trofe të ndryshme.

Bordi i FboxK dhe selektori me ekipin e trajnerëve kanë marë vendim që boksierët pjesëmarës në kampionatin Ballkanik mos të zhvillojnë meqe deri në kampionatin Ballkanik me 10 dhjetor për arsye të shumë meqeve të boksuara gjatë kësaj periudhe të shkurtër dhe që është e ndaluar me rregullore dhe nga mjeksia sportive, dhe që të jenë në formë sa më të mirë dhe të kenë pushimin e duhur mesë meqeve të zhvilluara.
Kosova në kët kampionat Ballkanik pretendon të arrijë së paku 2 medalje të arta dhe 3 të argjenta.

EKIPI I KOSOVËS

52kg. BASHKIM BAJOKU
57kg. LEUTRIM REXHEPI
63kg. SHPETIM BAJOKU
69kg. PATRIOT BEHRAMI
75kg. BESART PIREVA
64kg. DONJETA SADIKU
Coach SHEFKIJA BOGUJEVCI
Coach BESIM BRAHIMI
Referee LATIF DEMOLLI

Leave a Reply

Your email address will not be published.