Kosova ekipi më i suksesshëm në Turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahovic Talija”,

Kosova ekipi më i suksesshem në Turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrulahovic Talija”, 2 medalje të arta 2 të argjenta dhe 2 kupa.
Shpetim Bajoku boksieri më teknik i turneut, Patriot Behrami boksieri më luftarak. Sot me 22 shtator u zhvilluan finalet e turneut ndërkombëtar “Hakija Turajlic Talijan”.

Në finale Kosova kishte 4 boksier 60kg.Besfort Merlaku pësoi humbje nga boksieri vendor Alen Rahimiq edhe pse dha gjithqka nga vetja fitorja i takoi boksierit boshnnjak Rahimiq, dhe mbeti me medalje të argjente.
Në 64kg.Shpetim Bajoku shkëlqeu në ring kundër boksierit Kroat Dominik Gubo dhe tregoi teknik të përsosur dhe me shumë goditje precize dhe me rezultat bindshëm 5 me 0 shpallet fitues dhe fitoi medaljen e arte dhe juria shpalli boksierin më teknik të turneut.

Në 69kg.Patriot Behrami i vendosur dhe i sigurt me goditje të njëpasnjëshme gjatë tre raundeve deklasoi boksierin Gjerman Obas Dave Junior dhe bindshem 5 me 0 fitoi duelin dhe medaljen e arte dhe juria e shpalli boksierin me luftarak.

Në 81kg.Besart Pireva boksoi me menquri dhe tregoi boks të mirë gjatë tre raundeve kundër boksierit Malazez Miloan Sekuliq dhe në fund fitues u shpall boksieri Malazez Sekulic 3 me 2 edhe pse të gjithë të pranishmit pritën që fitues të shpallet Pireva por vendimi i gjyqtarëve ishte në anën e boksierit malazez, dhe Pireva u stolis me medalje të argjent.
Në kët turne drejtësin ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar AIBA Latif Demolli i cili u shpërblye me mirënjohje nga nikoqiri.

Selektori Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi u ndanë të kënaqur me boksin që treguan boksierët tane.
Ky ishte një sukses i radhës i boksierëve Kosovar në arenen ndërkombëtare.