TURNEU I BOKSIT PËR VAJZA NË ÇEKI

TJ KLOKOCOV – BOXING
MEZINARODNI TURNAJ V BOXU V.ROCNIK 14-17.06.-2019

Përfaqesueset juniore të Kosovës në boks nesër me 14 qershor udhëtojnë për Çeki ku do të marin pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit ku marin pjesë boksieret nga 8 shtete : Gjermani, Itali, Lituani, Hungari, Slovaki, Poloni, Çeki dhe Kosova.
Ky turne është i mirëseardhur për boksieret tona që të bëjnë sa më shumë përvojë ndërkombëtare dhe të jenë të gatshme për kampionatin Evropian që mbahet në muajin shtator.

EKIPI I KOSOVËS

54kg – FJOLLA QUNAJ
57kg – LIRIE MAZREKU
63kg – ANAMARIJA KONI
Team Coach- MARJOLA SALLAUKA
Referee – LATIF DEMOLLI