Qerekfinalet e turneut ndërkombëtar “Emil Zechev”

Sot janë duke u zhvilluar qerekfinalet e turneut ndërkombëtar “Emil Zechev” ku Luan Demaj në një luftë të barabartë humbi nga boksieri i Kazakistanit Zhandarbek Adilzhan ku u zhvillua një luftë e fortë e dy boksierëve më të mirë në këtë kategori e cila luftë ishte për finale por shorti jo i mirë deshti qysh në start të ndeshen të dy boksierët të cilët u duartrokitën nga publiku i pranishëm në palestër për boksin që treguan të dy boksierët.
Luan Demaj luftoi si Luan dhe tregoi boks dhe teknik të mirë, selektori Shefki Bogujevci u nda i kënaqur me boksin që tregoi Luan Demaj dhe mendimi i tij ishte se fitorja mund ti takonte edhe Luan Demajt.