Organizohet turneu i boksit për nder të Pavarësisë

Për ta shënuar 11-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Federata e Boksit të Kosovës, e ka organizuar turneun e 11-të ndërkombëtar të boksit, ku do të marrin pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Meçet e turneut “Pavarësia” do të zhvillohen të shtunën, më 16 shkurt, në orën 12:00, te Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në mesin e të rinjve në këtë turne janë: Fatlind Ternava dhe Edison Smajli, të cilët garojnë në kategorinë -56 kilogramë dhe Riaf Konushevci dhe Almi Roci në kategorinë e peshave -64 kilogramë.

Në anën tjetër, 10 boksierë të rritur do të marrin pjesë, dy prej tyre në kategorinë e peshave -56 kilogramë (Artan Shaqiri dhe Leotrim Rexhepi), katër në kategorinë -69 kg (Flamur Sejfijaj, Elmedin Istrefi, Shpetim Bajoku dhe Qlirim Zeka), një në kateogrinë -75 kilogramë (Besart Kurhasku) dhe tre në kategorinë -81 kilogramë (Armend Neziraj, Benjamin Reqi dhe Atdhe Delijaj).

Gjyqtarë/ Referee 
1.Rrustem Konjuhi – kryesor/ head 
2.Aliriza Rexhepi – Kosovë 
3.Agim Shala – Kosovë 
4. Agim Tahiraj – Kosovë 
5. Fadil Bekteshi – Kosove
6.Granit Qorri – Kosovë
7.Visar Ibrahimi – Kosovë
8. Marigona Beadini – Kosovë m.kohe

Delegat: Sylejman Voca 
Mjeku kujdestar:Beqir Ismajli