DONJETA SADIKU NË PERGADITJE SPECIALE

Boksierja e Kosovës se bashku me trajneren Marjola Sallauka me 02 tetor udhëtuan në Kampin Evropian në Sofje (Bullgari) në pergaditje të përbashkëta me Kombëtaret tjera të Evropës para turneun ndërkombëtar”BALKAN” që do të mbahet në Botevgrad të Bullgarisë 11 – 15 tetor .

Keto pergaditje janë të mirseardhura për nënkampionen e botës dhe kampionen Evropiane Donjeta Sadikun për arsye të pergaditjeve speciale ku janë me se 60 boksiere dhe mundësojn që Donjeta të ketë sparingje të forta të cilat i mungojnë në Kosove.

Në këto pergaditje me vonë do të ju bashkangjitet edhe selektori Besim Brahimi i cili pas turneut “Balkan” do të vazhdojë pergaditjet me Donjeta Sadikun në Bullgari dhe Itali që Donjeta Sadiku të jetë e gatshme dhe në forme të mire për Kampionatin Botërorë që do të mbahet në Indi 12 – 25 Nëntor, dhe pret që nga Kampionati Botërorë të kthehet me medalje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.