Dielli Vranoci shënoi fitore kundër boksierit Italian

LOJRAT MESDHETARE TARRAGONA 2018.
Dielli Vranoci shënoi fitore kundër boksierit Italian dhe vazhdon garat
Sot vazhduan garat eliminatore të Lojrave Mesdhetare ku në program ishin edhe 3 boksier Kosovar 56kg.Besart Merlaku i pa përvoje ndërkombëtare humbi duelin kundër boksierit Italian Megri Francesko por boksoi mirë gjatë tri raundeve dhe në raundin e 2 e solli në dysheme boksierin Italian por përvoja bëri të veten dhe fitues u shpall boksieri Italian Francesko.
Ne 64kg. Patriot Behrami pësoi humbje nga boksieri Grek Tsanikidis Alexandros por dha gjithqka nga vetvetja kundër nji boksieri me përvoje të madhe tek senioret kur dimë se Behrami kët vit ka dale në kategorin e seniorëve.
Ndërsa në 69kg.Dielli Vranoci korri fitore ndaj boksierit Italian Magri Francesto ku në raundin e dyt mjeku ndërpreu meqin për shkak të lendimit të boksierit Italian.Dhe delegati i meqit vendosi që ky meq të shpallet fituesi sipas pikëve deri në at moment dhe me pikë meqi ishte i barabarte dhe përparesia ju dha boksierit Vranoci me rezultat 3 me 2.
Dielli Vranoci gjatë dy raundeve tregoi teknik të përsosur dhe duke goditur kundërshtarin me goditje precize dhe të sakta.
Dielli Vranoci me boksin që tregoi sot është kandidat serioz për medalje.
Drejtësin ndau wdhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.