Medalistes evropiane, e mbetur jashtë kategorizimit, i premtohet ndihmë

Boksierja e talentuar Donjeta Sadiku dhe trajneri i saj, Besim Brahimi, kanë mbetur jashtë kategorizimit të sportistëve e trajnerëve, shkruan sot Koha Ditore.

Rezultatet e saj, përfshirë edhe medaljen në evropian për të reja dhe juniore verën e shkuar, nuk janë pranuar, pasi ngjarjet ku ka marrë pjesë nuk kanë përmbushur kriteret e rregullores për kategorizim.

Sipas shpjegimit të Komisionit të KOK-ut që bëri kategorizimin, në evropianin e Sofjes ku Sadiku fitoi medaljen e argjendtë morën pjesë 28 shtete, ndërkohë që në rregullore parashihet të jenë minimum 30 shtete për t’u njohur rezultati.

Nga kjo pos Sadikut pësoi edhe trajneri i saj, Brahimi, që nuk u përfshi në listën e trajnerëve të kategorizuar si dhe vetë Federata e Boksit që ngeli në kategorinë B të sporteve, ndonëse kishte ambicie për kategorinë A.

Leave a Reply

Your email address will not be published.