Sot u zhvilluan finalet e boksiereve te reja 17-18 vjeqare ku në finale Donjeta Sadiku përballe kishte Kampionen e Evropes të vitit 2015 në Hungari nënkampionën e botes 2015 në Tajpei dhe nënkampionën e Evropes në Ordu të Turqise 2016 në 60kg Rusen Vorontsova Ludmila që në kët kampionat Evropian në Bullgari kishte zbritur në 57kg.
Donjeta Dadiku si gjithni filloi furishëm meqin dhe nuk mungojke dëshira për fitore por filloi të ndihet edhe lodhja nga meqet shumë të vështira që kishte për të arritur në finale por luanesha Donjeta nuk u ndal të tri raundet duke sulmuar kundërshtaren ruse mjaft të forte dhe e shpejte ku disa herë plasonte kundërgoditje dhe në fund pritej fituesja e këtij dueli të forte dhe fituese shpallet boksierja ruse Vorontsova,ky duel ishte ndër duelet më të mira të finales .
Ky ishte edhe një sukses i Donjeta Sadikut e cila tregoi se është nder boksieret më të mira në Evrope,ku dy vite radhazi stoliset me medalje të arte dhe të argjente.
Tani synimi i Donjeta Sadikut është Kampionati Botëror në Indi muajin Nëntor ku synon titullin kampione botërore.