SUKSES I BOKSIEREVE TE KOSOVES NE TURNEUN NDERKOMBETAR NE TETOVE

Mrame me 17 korrik nga ora 21h. ne ambient te hapur ne Tetove klubi i boksit “Shkendija”nga Tetova organizoi turneun nderkombetar ku muarren pjese Shqiperia,Gjermani,Turqia,Kosova dhe Maqedonia ku Kosova u paraqitet me 5 boksier,trajner Shefki Bogujevci,Burhan Xhafa refer Latif Demolli AIBA dhe Agim Taheraj

46kg.Arber Salihu – Kosove – Emin Jashari Maqedoni ……….. 3 ; 0
56kg.Besfort Merlaku – Kosove – Arsim Shkutina Shqiperi …. 1 : 2
64kg.Lion Merlaku – Kosove – Shpirodhom Ymeri Shqiperi …..1 : 1
69kg.Venhar Haziraj – Kosove – Lulzim Ismaili Maqedoni …….1 : 1
81kg.Ardit Delijaj – Kosove – Ervin Kupa Shqiperi ……………….3 : 0

Ne ket mremje u tregua nje boks i mire dhe cilsor dhe nji organizim mjaft i mir nga nikoqiri.Boksieret tane treguan forme te mire dhe boks cilsor e sidomos u dalluan Ardit Delijaj i cili gjate te tre raundeve dominoi ndaj kundershtarit nga Shqiperia Ervin Kupa dhe disa here e solli ne gjendje te palakmuar dhe ne raundin e dyte e solli kundershtarin ne nokdaun dhe me plot merite 3 me 0 u shpall fitues. Poashtu boks te mire tregoi dhe i riu nga Kosova Arber Salihu i cili dermoi kundershtarin nikoqir Jashari dhe bindshem u shpall fitues.Poashtu Besfort Merlaku edhe pse humbi me rezultat te ngushte 2 me 1 tregoi boks te mire dhe luftarak.Ndersa Lion Merlaku i pa pervoje edhe pse u nda baraz tregoi nje teknik te persosur dhe tregoi se eshte e ardhme e boksit te Kosoves.Boksieri tjeter Kosovar Venhard Hajziraj luftoi si luan gjat te tre raundeve ndaj boksierit nikoqir Ismaili dhe per nji njiance ishte ma i mire por gjyqtaret menduan qe ket meq ta shpallin baraz pa fitues.
Ne pergjithsi ishte nje paraqitje e mire e boksiereve Kosovar ku u nda i kenaqur dhe selektori i te rinjeve Shefki Bogujevci.
Nikoqiri te gjithe boksieret i shperbleu me plaketa per vendin e pare dhe te dyte.Poashtu me mirnjohje te veqant nikoqiri shperbleu dhe gjyqtarin boteror AIBA Latif Demollin per kontributin e dhene ne boks.Musafir ne ket turne ishte dhe presidenti i FboxK Ramadan Selimi i cili u faleminderua per pjesemarje dhe u shperblye me nje plaket.E musafir nderi ne ket turne ishte dhe selektori dhe boksieri i gjeneretras se arte Xhevdet Peci i cili u shperblye me nje plakete nga nikoqiri.
Gjyqtaret: Latif Demolli –kryesor,Agim Tahiraj,Ilija Mladenovski-Maqedoni,Sisi Zeneli Shqiperi

 

 

13690719_1383916394971069_6092537586153345733_n 13690724_1383915714971137_5059716215181955819_n 13707553_1383915664971142_135666909402454891_n 13775924_1383915794971129_4024017099224447528_n 13781991_1383915901637785_6275688110987861254_n DSC_0411

Leave a Reply

Your email address will not be published.